Kryeministri Edi Rama është takuar në OKB me Presidentin e Ukrainës Zelensky, teksa kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.
“U takova me kryeministrin Edi Rama për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit”, shkroi në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë që iu bashkua Deklaratës së G7-ës për garancitë e sigurisë për Ukrainën”, shtoi ai.
“Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, përfundon presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në X.