Tharja e syrit është një sëmundjeje, e cila kohët e fundit po prek një numër të lartë personash. Një ndër arsyjet të cilat çojnë drejt tharjes së syrit është dhe përdorimi më shumë se duhet i pajisjeve elektronike shpreht Divesh Mishra okulist në një klinikë në qytetin e Shkodrës…

“Diçka e rëndësishme që duhet të bëjmë kujdes është thatësira e syrit që ne kurrë nuk e vëmë re. Thatësira e syrit krijohet për shkak se ne jemi duke përdorur shumë telefonat dhe pajisjet elektronike. Kur ne përdorim pajisjet elektronike ne nuk i mbyllim sytë normalisht pra shohim në monitor pandërprerë dhe lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.”

Çdo ditë në klinikë paraqiten rreth 5-6 persona që vuajnë nga tharja e syrit…

“Kjo kohë në të cilën ndodhemi mund ta quaj një kohë kritike për sa i përket thatësirës së syve. Kjo për shkak se ne vijmë nga një periudhë e gjatë karantine që gjatë asaj kohe ne kemi përdorur më shumë se duhet pajisjet elektronike. Duke qënë se ne kemi përdorur për një kohë të gjatë pajisjet elektronike thatësira e syve mund të ketë prekur një numër të madh përsonash ndaj është e rëndësishme që të bëhen vizita tek mjeku për të kuptuar se nëse çdo gjë është në rregull me sytë tuaj. Çdo ditë në këtë klinikë përballem me nga 5-6 raste të cilat vuajnë nga thatësira e syve.”

Simptomat tipike të tharjes së syrit janë të djegurit dhe e kruarja e syve, si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet në kohë, atëherë mund të çojë edhe deri tek çrregullimet afatgjata të korneas, duke pasur si pasojë dobësimin e shikimit.

Artikulli paraprak“RËNIA E NUMRIT TË STUDENTËVE JO VETËM NË SHKODËR”
Artikulli tjetërPD: SHQIPËRIA E PARA PËR PRODHIMIN E HASHASHIT