Ndeshja Vllaznia-Partizani e fituar nga të kuqtë 3-1 brenda në Shkodër e ndoqi nga tribuna VIP edhe Olsi Rama, drejtor i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit Rama.

Pas fitores së arritur ndaj kuqebluve, drejtori Rama është i kënaqur me rezultatin por jo edhe aq shumë me lojën e zhvilluar nga ekipi që ai drejton. Megjithatë këto tre pikë të marra në Shkodër përballë Vllaznisë janë tejet të rëndësishme për vazhdimësinë dhe objektivat që Partizani ka për fitimin e titullit kampion.

I pyetur për kryetaren e bashkisë Voltana Ademi tha se u përshëndetën normalisht duke lënë jashtë dyerve të stadiumit politikën dhe replikat që kryebashkiakja Ademi zhvillohen herë pas herë me vëllain e tij kryeministër.

Pas kësaj fitoreje ndaj Vllaznisë Partizani është në vendin e dytë me 14 pikë, një më pak se Teuta që kryeson renditjen.

Nga ana tjetër Vllaznia zbret nga kreu i klasifikimit pas kësaj humbjeje me Partizanin brenda në shtëpi duke qenë në vendin e 6 me 12 pikë, 6 pikë më shumë se Luftëtari i vendit të parafundit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NUK IA DEL, PARTIZANI FITON NË FUND 3-1
Artikulli tjetërSHKODËR, VELEÇIKU GJEN FITOREN E PARË, MUND EGNATIAN 1-0