Kryeprokurori i ri Olsian Çela ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Durrësit për hetimet mbi ndërtesat e shembura në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Çela tha se përgjegjësia për këtë duhet të shkojë atje ku është, qofshin zyrtarë apo ndërtues, ndërsa shto se nga hetimi do dalin edhe probleme me legjislacionin.
“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Vizita ishte me qëllim rritjen e koordinimit për të siguruar një hetim të shpejt dhe efiçent. Prokurorët janë të motivuar dhe mendoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshme kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë duke sjellë vdekjen e disa personave.
Hetimi është përqendruar në objektin e hetimit. Duhet të jemi të qetë dhe të besojmë të heqim dorë nga lajmet e pavërteta. Nga hetimi po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi. Ai do shpërbeje edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj.
Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin dhe përgjegjësia që do mbahet maksimale. Përgjegjësia do shkoje atje ku është qoftë tek zyrtarët qoftë tek drejtuesit. I është garantuar prokurorëve siguri i plotë”, tha Çela.