Pas lajmit në fundjavë që mbushi faqet e para të shtypit të shkruar, mbi ‘pengun’ që i kishte mbetur ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu gjatë qëndrimit në Shqipëri, aktorja Olta Gixhari tani është më e kujdesshme në leximin e gazetave.
Ambasadori Aleksandër Arvizu tha se pengu i vetëm që i kishte mbetur ishte që nuk kishte takuar qoftë edhe një herë Olta Gixharin, deklaratë të cilës aktorja i është përgjigjur se është në pritje të ftesës, pse jo edhe nëse e fton në Amerikë. Olta thotë se ka mësuar rreth kësaj deklarate vetëm të nesërmen, prandaj edhe me ndihmën e mikeshave të saj, një prej të cilave është edhe Armina Mevlani, çdo ditë tani lexojnë shtypin, me shpresën se ambasadori do t’i kthejë asaj një përgjigje publike.