Rreth 1000 banorë të fshatit Omaraj në njësinë administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe vujanë mungesën e infrastrukturës rrugore. Megjithëse njëra prej rrugëve që kalon përmes banesave të fshatit është rikontruktuar disa vite më parë, aksi tjetër rrugor me gjatësi rreth 3 km është tejet i amortizuar.
Banorë të shumtë jetojnë në gjysmën e fshatit, ndërsa janë plotësisht të penalizuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Jashtë kamerave shprehen se shpresojnë që të kryhet ndërhyrje në prag të zgjedhje parlamentare.
Bllokimi i kanaleve të kullimit në të dy anët e rrugës nacionale është një tjetër shqetësim i banorëve, të cilët sapo kanë nisur punën në tokat bujqësore. Aksi rrugor dhe ndërhyrja në këtë zonë është përfshirë në prioritetet e Bashkisë Malësi e Madhe, megjithatë asnjë ndërhyrje konkrete nuk është shënuar.
Gjatë fushatës së fundit elektorale banorët kanë marrë premtime konkrete për ndërhyrje në infrastrukturë, megjithatë asgjë nuk është bërë.
/ Star Plus TV /