Fshati Omaraj në njësinë administrative të Postribës përvecse përballet prej vitesh me probleme sociale, këtë fillim viti të ri shkollor nuk e ka mundësinë të ketë shkollë.

Kjo është përshtypja e parë që të krijohet kur e sheh një ndërtesë të rrënuar , është ajo e një stalle bagëtie të dalë jashtë funksionit.

Deri para një viti në këtë ambjent zhvillohej mesimi normalisht, por Inspektoret e Drejtorise Arsimore e kanë vlerësuar godinën si të papërshtatshme për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Alarmi kishte kohë që është dhënë nga mësuesit. Por pavarësisht se ishte premtuar rikosntruksioni i godinës në fillim të vitit të ri shkollor ende nuk është bërë asgjë.

Ndaj një numër i paktë i nxësve që mësonin në shkollën 9-vjecare Omaraj nga dita e sotme janë transferuar në shkollën e Drishtit.

Duke qënë se objekti në rrezik shembje që ka shërbyer si shkollë është privat Drejtoria Rajonale e Arsimit nuk ka rënë dakord me pronarin e saj,kjo mbase edhe për numrin e paktë të nxënësve që e frekuentojnë atë.

Gjate inspektimit që ka bërë DAR ka rezultuar se muret dhe tavani rrezikojnë që të shemben , mungojne xhamat e dritareve dhe dyert.

Ne keto kushte, inspektoret kane ndaluar kategorikisht te vazhdohet mesimi ne ambientet e kesaj shkolle

 

Artikulli paraprakDOMEN, SHKOLLA PA DRITA E PA UJË
Artikulli tjetërEMIGRACIONI LARGON NXËNËSIT, 260 MIJE ME PAK SE NË 91’