Ndalimi i shitjes së peshkut në Markatën e Rusit në Shkodër nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbështetet nga menaxheri i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Arian Çinari.

Sipas këtij të fundit, konsumatori shkodran duhet të sigurohet për produktet e peshkut që blen dhe kushtet higjenike të një tregu të ri të mirëfilltë për tregtimin e peshkut duhet të sigurohen në të ardhmen. Çinari bënë me dije se plan i menaxhimit i firmosur mes OMP-së dhe Ministrisë së Bujqësisë do të krijoj mundësinë e ndërtimit të një tregu të tregtimit të peshkut.

Çinari gjithashtu ngre problematikën e produkteve të peshkut të cilat nuk janë prej Liqenit të Shkodrës. Sipas tij, dyshohet se tregtohet peshk i cilësisë së dobët si të jetë i liqenit, por që realisht nuk është i tillë.

Javët e fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka përqëndruar aksionet në tregje. Këtë të mërkurë AKU sekuestroi një sasi të konsiderueshme të peshkut për shkak të kushteve në të cilat tregtoheshin.

Artikulli paraprakNDIHMA PËR FAMILJET NË NEVOJË
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË JUG, SOLIDARITET NGA SHKODRA