Me mbylljen e fazes se riprodhimit, tashme te gjithe gjuetarit e ligjshem mund te nisin aktivitetin e tyre per te peshkuar ne liqenin e shkodres.
Drejtori I organizatës së menaxhim peshkimit Arjan Çinari thote se po verifikohen te gjitha licensat e peshkatareve Nderkohe thekson se kontrollet dhe monitorimet do te jene te vazhdueshme ne bashkepunim edhe me institucionet e tjera, per te goditur cdo rast te gjuetise se paligjeshme. Në dy vitet e fundit OMP pretendon se puna e bërë ka ndikuar ndjeshëm në rikthimin e qetësisë në liqenin e Shkodrës dhe shumimin gradual të disa llojeve të peshkut që më parë gjuheshin pa kriter me gjenerator. Megjithate edhe pse disa institucione jane angazhuar per te goditur gjuetine e paligjshme, perseri ky fenomen vijon te jete prezent, ndonese ne raste sporadike.