DREJTORI ÇINARI: ZBATOHET NDALIMIT I GJUETISË NË LIQENIN E SHKODRËS. Sasia e konsiderueshme e peshkut që gjendet qoftë në tregun e Shkodrës por edhe në lokale apo restorante nuk vjen nga liqeni i Shkodrës po nga shteti fqinj I malit të zi. Duke qenë se jemi në sezonin ku gjuetia është e ndaluar, peshku që furnizon tregun sipas drejtorit të organizatës së menaxhim peshkimit Arjan Çinari nuk vjen nga liqeni i Shkodrës.
Në dy vitet e fundit OMP pretendon se puna e bërë ka ndikuar ndjeshëm në rikthimin e qetësisë në liqenin e Shkodrës dhe shumimin gradual të disa llojeve të peshkut që më parë gjuheshin pa kriter me gjenerator.