3 ditë pasi Star Plus transmetoi lajmin se në fshatin Bardhaj mungonte energjia elektrike, sa herë binte shi ka ardhur edhe reagimi i OSHEE.

Koordinatori I zyrës së Shërbimit nr 4, Elvis Murati, bëri të ditur se në këtë zonë nuk ka pasur probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike. Ai gjithashtu sqaroi se OSHEE nuk mund të ndërhyrjë në kabina private, siç është ajo në fshatin Bardhaj.

Nga na tjetër, Murati fton banorët e fshatit Bardhaj që të bëjnë dhurimin ligjor të transformatorit të energjisë elektrike në mënyrë që OSHEE të mirëmbajë këtë kabinë në vazhdim.

Ndërkohë, OSHEE ka filluar punën për të bërë investime të reja në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakHISTORIA, 3 VITE NË KËRKIM TË PENSIONIT
Artikulli tjetërFSHATI STAJKË NË ERRËSIRË TË PLOTË