Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, ‘Open Balkan’, Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Sot kjo marrëveshje është publikuar e plotë në fletoren zyrtare, duke marrë kështu edhe fuqi ligjore në vend.
Preambula është ajo ku është koncentruar gjithccka mbi mesazhin që vendet duan të hapin për rëndësishnë e bashkëpunimit mes kombevve në Ballkan. Palët shprehin gatishmërinë   për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave, me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë. Qëllimi është themelor për përmirësimin e jetës së qytetarëve, progres ekonomik, tregtar,  financiar,  social dhe kulturor të Palëve

Në memorandum theksohet se i gjithë bashkëpunimi do të bëhet në frymën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të  kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit. “Autoritetet  doganore të  Palëve bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë kushtet për të thjeshtuar procedurën e tranzitit  ndërmjet tyre, në masën më të gjerë të mundshme”, thuhet në marrëveshje, që nxit rritjen e qarkullimit të mallrave ushqimore dhe industriale.

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftetën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan,  për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

Ndërsa SHBA u bëri thirrje udhëheqësve në rajon të reduktonin pengesave tregtare dhe të ndërtonin ekonomiv të integruara. Edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero në njëintervistë , u shpreh se Bashkimi Evropian mbështet nismën “Ballkani i Hapur” dhe shpresojnë arritjen e dakordësisë edhe me tre vendet e tjera, të cilat ende nuk i janë bashkuar nismës, pasi në këtë mënyrë vendet e rajonit do të jenë më afër BE.

Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

Objektivat e Memorandumit

a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.

b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.

c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.

d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.

e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave

Artikulli paraprakGREQIA GODITET NGA NJË TJETËR TËRMET, EKSPERTËT: ZHVILLIM POZITIV, ÇDO DITË QË KALON KEMI…
Artikulli tjetërDY VËLLEZËR TENTOJNË TË VRASIN VJEHRRIN E MOTRËS