Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në zonën e Shkodrës. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin duke thënë se janë asgjësuar mijëra bimë narkotike, por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.

“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë). Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.

Artikulli paraprakTËRMET ME MAGNITUDË 6.2 NË KILI, NDËRPRITET ENERGJIA ELEKTRIKE NË SHUMË QYTETE
Artikulli tjetërOPERACION ANTI-KANABIS NË SHKODËR, POLICIA: U ASGJËSUAN 12 831 BIMË NARKOTIKE