Morinë, arrestohet luftëtari nga Kosova i ISIS-it

Policia ka arrestuar një shtetas në Morinë, i kërkuar për terrorizëm. Operacioni u zhvillua në Morinë, Kukës nga strukturat e Antiterrorit, Policia Kufitare dhe D.V.P. Kukës. Në pranga ka rënë shtetasi Enos Begolli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Mitrovicë Kosovë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për “Terrorizëm”. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS. Pas kryerjes së procedurave ligjore nga ana jonë ky shtetas iu dorëzua strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës .

Artikulli paraprakMEDIAT E HUAJA,JEHONË ZBATIMIT TË DEKRIMINALIZIMIT MBI 3 ZYRTARË
Artikulli tjetërADOLESHENTJA SHQIPTARE RRËMBEHET NË ITALI, PËRDHUNOHET DHE LIHET PA NGRËNË PËR 4 DITË