Një operacion i përbashkët Antidrogë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Policore italiane Guardia di Finanza ka çuar në sekuestrimin në Brindizi të Italisë të një një Gomone 8.5 metra e gjatë , me dy motorë, ku në bordin e saj u gjeten 31 pako të mëdha me lëndë narkotike.
Operacioni ka filluar me date 18 Shtator ku nga ana e shërbimeve të Policisë është identifikuar një mjet i dyshimtë lundrues i tipit gomone me tre persona në bord i ngarkuar me disa thasë. Mjeti është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij. Patrulla e Policisë Kufitare, i ka bërë shenjë dhe thirrje mjetit që të ndalojë, por hirrjes për të ndaluar, drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur, por ka shtuar shpejtësinë. Për shkak të motit të keq policia shqiptare nuk ka mundur ta ndalojë andhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga kolegët e Guardia di Finanzës në Bari. Ata I janë përgjigjur pozitivisht thirrjes ku mëngjesin e së hënës Guradia di Finanza e Barit jemi njoftuar se, në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 8.5 metra, me motor Merkuri 250, plus motor rezerve, si dhe 31 pako mariuanë, ndërsa tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen. Vijon operacioni për kapjen e tre autorëve .
/ Star Plus TV /