Një operacion i madh policor ka nisur në Breshia, në Itali kundër kriminalitetit shqiptar. Urdhërarrestet janë duke u ekzekutuar nga Grupit i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Grupi operativ i Antidrogës së Komandës provinciale të Guardia di Finanza.

32 masa paraburgimi janë lëshuar kundër anëtarëve të tre organizatave të krimit të organizuar shqiptar që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Operacioni i sotëm, siç thuhet në deklaratë, përfundoi hetimi që ka çuar deri më sot në arrestimin në flagrancë të 24 personave të tjera dhe në sekuestrimin e 130 kg kokainë, përveç armëve të zjarrit, pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme prej 1 milionë eurosh

Artikulli paraprakZBULOHET SASIA E DROGËS BRENDA FURGONIT NË QAFË THANË: MBI 500 KG KANABIS
Artikulli tjetërVDEKJA E PUNËTORIT QË RA NGA VINÇI, ARRESTOHET PËRGJEGJËSI, SHPALLET NË KËRKIM INXHINIERI