Policia e Shtetit vijon me operacionet kundër drogës. Pas Vlorës ku u sekuestruan 210 kg drogë e hedhur në lumin Shushicë, policia ka ndërmarrë dhe një operacion në Shkodër ku janë asgjësuar 361 bimë kanabisativa.

Ne njoftimin e policise thuhet Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.  Operacioni nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, asgjësohen 361 bimë Cannabis Sativa. Pas një operacioni të mireorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ngjitur dhe siper Perroit te Fosekut”, ne fshatin Kroni i Madh, dhe ne vendin e quajtur,” Qafa e Erzes”, në fshatin Bene, Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 167 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa. ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shtetasin:
1. M, 30 vjeç, banues ne fshatin Kroni i Madh , Njësia Administrative Shllak , Vau i Dejës, me detyrë kryetar i fshatit Kroni i Madh.
2. L. 65 vjeç, banues ne fshatin Bene , Njësia Administrative Shllak, me detyrë kryetar i fshatit Bene
3. L. 26 vjeç, banues ne fshatin Gegaj , Njësia Administrative Shllak Vau i Dejës, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në vendin e quajtur “Perroi i Stanit Petokut” në malin e fshatit Srriqe, Njësia Administrative Qafë Mali, Pukë, u gjetën 194 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Artikulli paraprakPROTESTAT NDAJ “F.G. SHOES”, PADITET PENALISHT ADMINISTRATORI I FIRMËS
Artikulli tjetërEMOJIT RINJ QË PO VIJNË PËR IPHONE KËTË VIT