Autoritetet e Bosnjes thonë se ndaluan disa persona në një operacion të koordinuar policie në katër vende, që kishte në shënjestër krimin e organizuar, trafikun njerëzor, pastrimin e parave dhe prostitucionin.
Prokuroria e Bosnjës tha sot se të dyshuarit nga Bosnja dhe Serbia, prej të paktën dy vjetësh kanë përdorur vajza të varfra nga Bosnja, Serbia dhe Ukraina për prostitucion në Austri dhe Gjermani. Prokuroria nuk tha se sa vetë u ndaluan në Bosnje por tha se arrestimet u bënë Sarajevë dhe se Serbia kishte ndaluar tre vetë. Në operacion ishin përfshirë edhe autoritete austriake dhe gjermane.