Operacion kundër terrorizmit në Paris, 5 të arrestuar
Pesë persona, mes tyre edhe një femër janë arrestuar nga policia franceze gjatë një operacioni antiterrorizëm. Zyra e prokurorit të në Paris tha gjithashtu se janë sekuestruar edhe një sasi armësh. Ky operacion vjen vetëm 5 ditë përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale. Të dyshuarit janë të moshave ndërmjet 18 dhe 24 vjeç. Zyra e prokurorit tha se ata u kapën në operacionet e të martës në tri qytete; në afërsi të qytetit të Normandisë në Rouen, në Villeneuve d’Ascq afër Lille në Francën Verirore dhe në Roanne në Francën qendrore, ka njoftuar agjencia AP Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale.