Policia e Korçës ka nisur një operacion kundër vjedhjes së veprave të artit.

Mësohet se operacioni vijon prej disa orësh. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se deri tani janë shoqëruar tre persona me akuzën e vjedhjes së veprave të artit.

Të shoqëruarit janë banorë të Korçës. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre dhe ka sekuestruar disa ikona të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Artikulli paraprakSENSIBILIZIMI: MOS KONSUMONI ALKOOL NËSE JENI NË TIMON
Artikulli tjetërÇEL SIPARIN BOTËRORI ‘RUSI 2018’, RUSIA SHKATËRRON 5:0 ARABINË SAUDITE