Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Guardia di Finanza italiane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona ndërsa janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe nje ish-zyrtari i lartë i policisë.

Sipas të njëjtave burime, policia ka bllokuar 4 gomonet me drogë të cilat ishin nisur nga Laguna e Patokut, ndërsa ka gjetur edhe një velierë të djegur nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim fshehjen e provave.

Veliera është me flamur ukrainas dhe është nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në detin Adriatik 18 milje nga laguna Patokut. Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.

Artikulli paraprakSPAK MBYLL HETIMET DHE DËRGON PËR GJYKIM FRAN TUCIN, ISH-KRYETARIN E BASHKISË FUSHË ARRËZ
Artikulli tjetër‘APPLE’ JEP ALARMIN: MOS FLINI PRANË TELEFONAVE KUR JANË DUKE U KARIKUAR