Lezhë, arrestohet nipi i Arben Ndokës, në kërkim për 2 atentate

Danjan Ndoka, nipi i Arben Ndokës është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës. Drejtori i policisë Lezhë, Bledar Çeliku, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka deklaruar rezultatet e një operacioni të përbashkët mes Policisë Lezhë dhe Forcave Rene. Çeliku bën me dije se në total nga operacioni u arrestuar 20 vjeçari Danjan Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim për “vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”,”Plagosje e rëndë me dashje”. në prangat e policisë ranë edh etet persona të tjerë për trafik lëndësh narkotike. Gjithashtu do të procedohen penalisht 30 persona për pastrim parash. Si rezultat i finalizimit të operacionit u sekuestruan 385.5 kg lëndë narkotike canabis sattiva, dhe 80 fara bime te lendes narkotike Konferenca për shtyp e dhënë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Bledar Çeliku Gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me forcat e Repartit Special RENEA , është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Danjan Ndoka, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Në momentin e ndalimit nga forcat policore, shtetasit Danjan Ndoka, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – pistoletë e markës SMITH ËESSON me 6 fishekë. Për ketë shtetas , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”,”Plagosje e rëndë me dashje”,”Armëmbajtje pa leje”,parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal. Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës , në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N. Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal. Kjo masë sigurie e vendosur pasi , më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Detarit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D. Gjithashtu , ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L. Në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017″, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetasëve. Konkretisht: – Janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore. – Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale’’ . Në bazë të këtyre referimeve, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro. Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë: – godine banimi 3 kate, bar kafe, – 4 apartamente banimi, – 4 automjete luksoze – 1 llogari bankare prej 41.000 Euro – 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2. Të gjitha këto referime janë bërë duke u mbështetur mbi dënimet e dhëna në kohe të ndryshme nga Gjykatat të huaja dhe vendase për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”. Gjithashtu, puna policore ka vijuar në goditje të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, duke u finalizuar me operacionet policore: “Miloti”, “Deltar” dhe “Kolsh” ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 8 personave dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale të ” Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike” ” Kultivimit te bimëve narkotike ” Gjate këtyre operacioneve është sekuestruar një sasi prej: – 385.5 kg lëndë narkotike canabis sattiva, – 80 fara bime te lendes narkotike, – 12 automjete, – 10 telefona celulare, – 1 arme gjahu – janë asgjësuar 468 bime narkotike. Gjithashtu , në bashkëpunim me F.N.Sh-në Shkodër, në datat 20 – 21.10.2017 , janë kryer kontrolle ku si rezultat janë sekuestruar 4 kg lëndë narkotike cannabis sattiva dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock me 27 fishekë. Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas si posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit. Objektiv i këtij Plan Operacioni kanë qenë edhe personat në kërkim ku : – Janë ndaluar 10 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale ndaj të cilëve Prokuroria kishte lëshuar urdhrat e ekzekutimit te vendimeve te gjykatës: • Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim per veprën penale te ” Vrasjes në bashkëpunim” në operacionin policor “One Year”. • Është ndaluar një shtetase e shpallur ne kërkim per veprën penale te ” Vrasjes së mbetur në tentativë.” • Në bashkëpunim me Z.Q.K. Interpol është ekstraduar nga Italia dhe bere ndalimi i një shtetasi i dënuar me 3.5 vite burg për veprën penale të plagosjes se rende me dashje. • Janë ndaluar 2 persona në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. • Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia e Shtetit, fton të gjithë qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale , duke garantuar për reagim të shpejtë në çdo rast. Policia e Shtetit , do vazhdojë me përkushtim dhe pfofesionalizëm , me mbështetjen e partnerëve , të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend më të qetë e të sigurt.

Artikulli paraprakRAMA NE FACEBOOK :ASNJE OFENDIM ,THJESHT OPINION
Artikulli tjetërKULT – LORENC RADOVANI