Operacioni – “Life Style” prangos shqiptarët pjesë e trafikut të kokainës në Itali Është emërtuar “Life style” operacioni i ekzekutuar mëngjesin e sotëm, 7 shtator 2016, nga policia e qytetit të Riminit, kundër trafikut të drogës në lokalet e natës e në ambientet e palestrave të këtij qytetit.Nga 18 te proceduarit ,5 mesohet se jane shqiptare.
18 persona, shtetas italianë, shqiptarë e marokenë, janë vënë nën hetim. 15 nën urdhër arrest, 7 prej të cilëve në arrest shtëpiak e 3 me detyrim paraqitjeje. Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacioni “Life style” të policisë së Riminit janë: Eris Hajdari, Denis Muca, Xhevdet e Erion Zaimi. Redia Gjuraj. Shqiptarët furnizonin me kokainë grupin e italianëve Shqiptarët furnizonin me kokainë grupin e italianëve që më pas e trafikonin nëpër lokalet e natës në rivierën e Riminit. Kokaina importohej drejtpërdrejtë nga Hollanda. Lidhjet midis grupit të italianëve dhe shqitparëve i mbante shqiptari Denis Muça. Hetimet e policisë italiane kanë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht kokainë e të substancave farmaceutike ilegale nga ana e frekuentuesve të palestrave të Riminit. Life Style Operacioni “Life Style” ka nisur një vit më parë pas arrestimit të një shtetasi maroken. Falë përgjimeve telefonike e ambientale u bë e mundur zbardhja e një rrjeti trafikantësh droge e medikamentesh ilegale lidhur me ambientet e lokaleve të natës e të palestrave në rivierën e Riminit. Përgjimet vërtetuan se të arrestuarit përdornin një gjuhë të kriptuar për të referuar sasinë apo vendodhjen e marrjes në dorëzim të drogës. Gjithashtu ky grup kriminal trafikonte ilegalisht sasi të mëdha medikamente të ndaluara përmes bashkëpunimit me disa pika farmacie që shiteshin në ambientet e palestrave. Në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën konfeksione të substancave sostanze steroidi-anabolizante, si Winstrol Depot, Rexogin, Trembolone. Gjatë këtij operacioni të Policisë së Riminit janë impenjuar mbi 100 trupa policie si dhe reparti i krimeve të qytetit të Bolonjës e Rexhio Emilias.