Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një presoni të kërkuar, kreu i një grupi të strukturuar kriminal dhe një operacioni policor, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Policinë e Lezhës zhvilluan operacionin e koduar “Versaçe”.
Si rrjedhim, u arrestuan A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë;
Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në qytetin e Mamurasit. Në momentin e kapjes, shtetasve A.S dhe Xh.M, u janë gjetur 2 armë “ Glock” me 4 karikatorë me 60 fishekë, 1 pistoletë TT me dy karikatorë me 15 fishekë.
Për shtetasin A. S., Gjykata e Tiranës në vitin 2017 ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilesuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Po kështuatij i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Policia u sekuestroi 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton.
Matërialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.