Ministri i Brendshëm Taulant Balla, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për operacionet antikanabis. Balla ka bërë edhe një përmbledhje të operacioneve antidrogë gjatë vitit 2023.

Balla shprehet se viti 2024 duhet të shënojë goditjen e madhe asfiksuese ndaj fenomenit të kultivimit të drogës.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱👮👮‍♀️ Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve e kriminale të përfshira në kultivimin/prodhimin e lëndëve narkotike. Përgëzime Drejtorisë së Policisë📍Gjirokastër për operacionin gjatë të cilit u godit një rast i përshtatjes së banesës për kultivim të kanabisit. Gjatë vitit 2023 u goditën 28 grupe kriminale me aktivitet në fushën e kultivimit▫️janë kryer 171 operacione policore ▫️janë goditur 335 raste për kultivim të bimëve narkotike▫️janë asgjësuar 293.047 bimë narkotike cannabis sativa ▫️me 273 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë. Viti 2024 duhet të shënojë goditjen më të madhe asfiksuese dhe përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit👊

Artikulli paraprakSTAR KIDS – 08.05.2024
Artikulli tjetërERDGYS ARRAZI NUK MERR PJESË AS NË VARRIMIN E DY FËMIJËVE, “BURGJET” I DHANË LEJE, POLICIA NUK E MORI PËRSIPËR