Operacioni anti-drogë në Itali, shumë shqiptarë të arrestuar

Një operacion i madh antidrogë i karabinierëve në zonën e Trentos në Itali, me emrin e koduar “Caffé espresso”, ka përfunduar me arrestimin e 18 personave, të akuzuar për krijim organizate kriminale që merret me trafikun dhe shitjen e substancave narkotike. Gjatë aksionit janë sekuestruar 1.6 kg kokainë, disa qindra gramë hashash dhe heroinë, si dhe një makinë, tashmë e konfiskuar. Në operacion janë angazhuar rreth 100 karabinierë, ndërsa të arrestuarit janë italianë, moldavë, tunizianë dhe sidomos shqiptarë, raportojnë sot mediat lokale. Emri i koduar i operacionit, “Caffé espresso” u zgjodh për shkak se të arrestuarit mblidheshin gjithmonë në një kafene. Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Bled Osma, 44 vjeç; Zamir Koni, 40 vjeç; Enrik Fetahu, 32 vjeç; Mariglen Koni, 25 vjeç; Dardan Hasani, 28; Saimir Osma, i dënuar më parë në Trento. Urdhër arresti është lëshuar për Armando Miraj, 28 vjeç, që me shumë mundësi gjendet jashtë Italisë, dhe për Gentian Kecin, 39 vjeç

Artikulli paraprakTENSIONET NË BALLKAN, ALFANO: BE TË AFIRMOJË ROLIN SI PARTNER
Artikulli tjetërSHQIPTARËT DHE MAROKENËT RRIHEN ME SHUFRA HEKURI NË BURGUN E MILANOS