Publikohen emrat e shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës me Italinë
Mediat italiane kanë publikuar disa prej emrave të shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Ata dyshohet se janë drejtues të organizatës: Fatjon Hoxhaj, 40 vjeç Erson Zhuka 33 vjeç, Roland Kalemaj 41 vjeç Mandit Hoxha, i njohur edhe me emrin Gentian Hoxhaj. Në operacionin që ka nisur hetimet që prej vitit 2012 janë vënë nën hetim 61 persona, mes tyre 37 janë shqiptarë. Të arrestuarit shqiptarë janë konsideruar nga investigusit italianë si drejtuesit e promotorët kryesorë të kësaj organizate trafikantësh. Hetimet kanë zbuluar se sasi e madhe droge e tipit marijuanë mbërrinte nga Shqipëria në Sicilia të Itali. Në qytetin e Katanias ndahej në sasi më të vogla duke u shpërndarë më pas në Raguza e në territore të tjera italiane. Gjatë 5 viteve operacion janë sekuestruar rreth 1000 kg marijuanë e armë si dhe janë arrestuar 24 shtetas italaine , të gjithë sicilianë e të njohur nga Policia italiane për vepra të ndryshme penale.