Edhe një tjetër i ri është vënë në prangat e policisë, pasi është i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Burime nga policia thanë se sot është kapur anëtari i 20-t, i grupit kriminal në fushën e trafikut të Kokainës dhe Heroinës në Itali e vende të BE-së. Personi në kërkim i arrestuar sot në vendin tonë, është Shpend. C , 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi në kuadër të Operacionit “Boaster”, i realizuar, në vendin tonë dhe në Itali ku një ditë më parë u arrestuan gjithsej 19 persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike (heroinë dhe kokainë), me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së. Operacioni është akoma duke u zhvilluar, për kapjen e të gjithë personave të implikuar në këtë organizatë kriminale.

Artikulli paraprakHOMAZHE NË BERLIN PËR 12 VIKTIMAT E SULMIT TERRORIST
Artikulli tjetërSEKUESTROHET 38 KG BIMË NARKOTIKE E DYSHUAR KANABIS SATIVA