Në vijim të operacionit të koduar “STOP”, nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në DVP Shkodër , pas një pune të pandërprerë dy ditore, u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Tiranës

, i shtetasit të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, konkretisht ; Robert Medha, 27 vjeç banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 23.07.2016, nga forcat e policisë janë kapur 19 shtetas Afganë, të cilët po tentonin të dergoheshin drejt Malit të Zi, kundrejt shumave të mëdha të parave, hetim në të cilin ishte përfshirë dhe shtetasi i lartpërmendur. Nje dite me pare Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve ne DVP Shkodër, në kuadër të hetimit, dhe dokumentimit ligjor të veprën penale të “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” STOP”, ku Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 23.07.2016 në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur , në afërsi të urës në Shkodër u gjetën të fshehur 19 shtetas Afganë, të cilët përmes ndihmës nga 2 shtetasit e lartëpërmendur nga Tirana në drejtim të Shkodrës po përgatiteshin për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi. Nga sherbimet policore te DVP Shkodër, shtetasve Afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha proçedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit pranë DRKM – Shkodër për riatdhesimin e tyre.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, PAS MESDITËS NISIN RREBESHET
Artikulli tjetërDJALI I KRYEMINISTRIT MBUSH 2 VJEC, JA DEDIKIMI