Policia e Shtetit ka zhvilluar ne mesditen e sotme operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Operacioni nisi në ora 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:30 minuta. Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat. Në këtë operacion blic u angazhuan rreth 1200 punonjës policie në total. U ngritën dhe funksionuan 280 pika kontrolli ne gjithe vendin. Konkretisht: QARKU TIRANË: 350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë QARKU DURRËS: 120 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë QARKU LEZHË: 100 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot QARKU SHKODËR: 80 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës QARKU KUKËS: 50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has QARKU DIBËR: 50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë QARKU ELBASAN: 80 punonjës policie në 25 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas QARKU KORÇË: 80 punonjës policie në 20 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik QARKU FIER: 80 punonjës policie në 22 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh QARKU GJIROKASTËR: 60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet,Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj QARKU BERAT: 60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë QARKU VLORË: 90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos vendosjen e rripit të sigurimit. Ne total ne te gjithe vendin u vendosen 1495b masa administrative: Nga keto 950 per mos vendosje te rripit te sigurimit , Si dhe per shkelje te tjera u vendosen 545 masa administrative. Operacioni i zhvilluar kishte per qellim rritjen e parametrave te sigurise rrugore, ndergjegjesimin e qytetareve per rendesine e vendosjes se rripit te sigurimit por edhe te respektimit te rregullave te qarkullimit rrugor ne teresi. Policia Rrugore edhe ne ditet ne vijim do te vijoje me intensitet punen per ndeshkimin e çdo shkelje te kodit rrugor, duke u fokusuar me shume ne drejtim te ndeshkimit te drejtueseve te automjeteve qe perdorin pije alkoolike, qe perdorin celularin dhe nuk respektojne normen e vendosjes se mjeteve te fiksimit .

Artikulli paraprakCUNGU: VLLAZNIA NË LAÇ PËR REZULTAT POZITIV
Artikulli tjetërSHQIPTARËT MË TË KËRKUAR NË EUROPË, JA SA PARA JEP AUSTRIA PËR KAPJEN E TYRE