Operacioni i rrugorëve, arrestohen dy femra
Tetë drejtues mjetesh, mes tyre dy femra janë arrestuar gjatë mbrëmjes së të shtunës duke u gdhire e diela nga policia rrugore, në kuadër të planit të masave për shmangien e aksidenteve në rrugë. Ora News ndoqi nga afër operacionin në kryeqytet, i cili nisi në mesnatë dhe përfundoi në orët e para të ditës. Në monitorim u morën zonat kryesore të kryeqytet si liqeni , zona e ish bllokut, pazari I ri si dhe autostrada Tiranë-Durrës, ku janë të përqendruar edhe klubet e natës. Efekte Nga kontrolli rezultuan se 6 nga të arrestuarit ishin drejtues mjetesh të cilët u gjeten ne gjendje te dehur. Ndërsa dy të tjerë drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Operacioni është shtrinë në të gjithë vendin, ku mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë hequr 66 leje drejtimi, nga te cilat 20 për drejtim te mjetit nën efektin e alkoolit, 40 për shpejtësi tej normave të lejuara, 6 për semaforë e shkelje të tjera. Gjithashtu mësohet se janë vendosur 283 gjoba për mos vendosjen e rripit te sigurimit dhe 169 për shpejtësi tej normave te lejuara. Ndërsa 41 persona janë gjobitur për përdorim të celularit. Kontrollit të rrugoreve nuk u kanë shpëtuar as drejtuesit e motorëve ku 44 prej tyre janë ndëshkuar për mos vendosjen e kasave mbrojtëse. Ndërsa 87 drejtues mjetesh janë këshilluar.