Në një operacion të policisë së Laçit të koduar me emrin “Shinat”, për parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe goditjen e armëmbajtjeve pa leje, janë arrestuar 3 shtetas për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit
: Gëzim Koliqi , 50 vjeç, banues në Mamurras Kurbin; Enerik Koliqi , 25 vjeç , banues në Mamurras Kurbin; Hasan Koliqi , 23 vjeç, banues në Mamurras Kurbin. Këta persona kanë rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre dhe ambjenteve përreth sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë kundërtank me mbishkrimin LOT ARM: Një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë: Një armë gjahu teke: një armë zjarri pushkë model 63: një sasi prej 1320 fishekë model 56 , kaliber 7.62mm të paketuara në 2 kuti metalike