Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me operacion anti-korrupsion të SPAK, në lidhje me abuzimin me tenderin për uniformat e policisë në Ministrinë e Brendshme.
“Mirë të shohësh më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët
(përfshirë shtetasit amerikanë taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë) për të majmur kuletat e vetes ose të ‘miqve’ të tyre. Është një krim”, shkruan Kim.