Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me operacionin e sotëm të SPAK.

Përmes një reagimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky operacion është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.

Mes të tjerash ai thekson se do i japë mbështetje këtyre nismave deri në fund.

“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA PRET NË TAKIM IMAM MUHAMED SYTARIN
Artikulli tjetërINFANTINO NIS FUSHATËN PËR RIZGJEDHJEN NË FIFA, ZYRTARIZON VIZITËN NË SHQIPËRI