Prej katër vitesh, shtetësja Emanuela Seferi që jeton në hyrje të unazës perëndimore në zonën Xhabije të qytetit të Shkodrës jeton në kushte tepër të vështira ekonomike dhe me pamundësinë për të operuar djalin e saj 4 vjeçar.
Sipas mjekëve, i mituri duhet operuar në hundë për të bërë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. 50 mijë lekë të reja që kushton operacioni e kanë penguar këtë failje që 4-vjeçari të kurohet. Përtej vështirësive ekonomike, thirrja e kësaj nëne të re është një ndihmë për të operuar të birin.