Dy shtetas janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim, gjatë operacionit antidrogë “Kiras”, i cili u finalizua nga policia e Shkodrës.
Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës material 5 kg bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Dy të arrestuarit janë shtetasit Edmir Demiraj, 28 vjeç, banues në Shkodër, dhe Avni Kuçaj, 30 vjeç, banues në Shkodër gjithashtu në kërkim u shpall dhe po punohet për kapjen e tij shtetasi me iniciale A.SH, 18 vjeç banues në Shkodër. Policia në njoftimin për mediat thotë se arrestimi i 2 shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë me një sasi prej 5 kg 32 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, ku dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim do e shisnin. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës material •një automjet tip Benz me targa AA 399 CI•një automjet tip Citroen me targa AA 584 MOMaterialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 i Kodit Penal.