Edhe pse u cilësua nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit si një ndër operacionet më të rëndësishme në parandalimin e trafikimit të makinave të vjedhura, Gjykata e Shkodrës duket se nuk ka qenë e këtij mendimi.

Mesditën e së dielës, Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për caktimin e masës së sigurisë, në kuadër të operacionit “Lux” që çoi në bllokimin e 19 automjeteve luksoze të vjedhura jashtë Shqipërisë, 9 persona. Mes tyre ishin dhe 3 te dyshuarit si organizatorë kryesorë të trafikut, Bujar Hasa, Naim Hasa dheTonin Marku. Për këta persona, prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, bazuar mbi provat e grumbulluara nga policia dhe prokuroria. Por, gjyqtarja Luveta Dardha caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest shtëpi”. Prokurori Martini ka konfirmuar që këto vendime do të apelohen menjëherë. Ndërkaq, burime zyrtare nga Prokuroria e Shkodrës bëjnë të ditur se do t’i drejtohen me një ankesë edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lidhur me këtë rast.

Artikulli paraprakKUÇI: PASTRIMI MBETURINAVE, PRIORITET I BASHKISË
Artikulli tjetërPROKURORIA HETIME EDHE PËR PJESËT E GJETURA TË HELIKOPTERIT