Mbahet sot ceremonia e varrimit të Mbretëreshës së Elizabeth ll. Për britanikët do të jetë lamtumira e një simboli, por edhe fundi i një epoke . Për familjen mbretërore të Anglisë do të jetë përfundimi i dhjetë ditëve zie , por edhe lamtumira përfundimtare për gruan më të vlerësuar.
Ceremonia e funeralit ka të ngjarë të tejkalojë ngjarjet e mëparshme mbretërore virale, si funerali i Princit Philip në 2021, dasma e Princit William me Kate Middleton në 2011, festa e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle në 2018 apo vdekja e Princesha Diana në shtator 1997.
Për shumë qytetarë do të jetë një ngjarje e paprecedentë dhe e re, pasi Britanisë së Madhe i është dashur t’i thotë lamtumirë një monarku që nga 15 shkurti 1952. Për Mbretëreshën Elizabeth do të jetë thjesht funerali i saj, të cilin ajo madje e planifikoi deri në detaje.
Përveç anëtarëve të familjes mbretërore të Anglisë, ftesave të marra do t’u përgjigjen Mbreti Philip dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbreti Willem-Alexander, Mbretëresha Maxima dhe Mbretëresha Nënë Beatrix e Holandës, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia e Spanjës, ndërsa në ceremoni do të marrin pjesë anëtarë të shtëpive mbretërore të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Monakos.
Do të jetë një nga rastet e rralla që, edhe për një arsye trishtuese, kaq shumë ‘gjakblu’ do të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë me kaq shumë krerë shtetesh të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Operacioni i sigurisë për të mbrojtur funeralin do të përfshijë më shumë oficerë policie që do të vendosen në Londër se kurrë më parë.
“Si një ngjarje e vetme kjo është më e madhe se Olimpiada 2012, është më e madhe se fundjava e Jubileut Platinum,” tha Zëvendës Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane Stuart Cundy.
Më shumë se 10,000 oficerë policie dhe staf do t’i kushtohen funeralit. Çdo forcë në MB ka kontribuar, duke përfshirë Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut.
Qindra krerë shtetesh, krerë qeverish dhe anëtarë të lartë mbretërorë do të duhet të udhëtojnë përmes Londrës në një kishë 800-vjeçare, pa perimetër të përhershëm sigurie.