Ish-shefit të Operacionales Oltin Bistri, i arrestuar më 27 korrik të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, për grup të strukturuar kriminale e një sërë vepera penale, i janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 mln.

Prokuroria e Posaçme bën me dise se nga hetimet e kryera dhe nga provat e deritanishme është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro.

Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale shtetasi O. B. Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara nga hetimi i deritanishëm i këtij procedimi është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari O. B. dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro.

Në këto kushte nga Prokuroria e Posaçme është vendosur sekuestrimi për pasuritë e mëposhtme:

1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.

2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

3. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 125 (njëqind e njëzet e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 (nëntëdhjetë e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro e ndodhur në Tiranë.

Ndërkohë vazhdojnë me intesitet hetimet në kuadër të procedimit penal nr.09/2023 me qëllim sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi, sqarimin e plotë të përgjegjësisë penale për të gjithë personat e përfshirë, si dhe hetimin e plotë financiar të gjithë të dyshuarve si autorë të veprave penale objekt hetimi.’- njofton SPAK.

Artikulli paraprakEUROSTAT PUBLIKON SHIFRAT: SHQIPËRIA KA MOSHËN MË TË LARTË TË AUTOMJETEVE, 40% JANË MBI 20-VJEÇARE
Artikulli tjetërSHKODËR, KANOSI NJË PUNONJËS POLICIE, ARRESTOHET 43-VJEÇARI