Shërbimet e komisariatit të policisë Vau Dejës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mnela”.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

 

Për pasojë janë evidentuar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar për kultivimin e këtyre fidanëve ndërsa është proceduar penalisht kryplaku I fhsatit Mnelë.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara  nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë,  bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela”, kanë konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht të shtetasit N. Gj., banues në Lezhë. Vijon puna për kapjen e tij.

 

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRRUGA “ÇAJUPI” DHE “DORA D’ISTRIA” MES GROPAVE E PLUHURIT
Artikulli tjetërSHPËRNDANIN KOKAINË NË SHËNGJIN, ARRESTOHEN 2 PERSONA