Operacioni ndërkombëtar godet mallrat e falsifikuara

 

Një operacion ndërkombëtar i koduar “Know How” ka goditur subjektet tregtare që merren me falsifikimin e produkteve. Operacioni u organizua me iniciativë të SELEC Taks Forcës Kundër Mashtrimit dhe Kontrabandës në vendet e Evropës Juglindore. Operacioni është zhvilluar dy javët e fundit të nëntorit 2016, në bashkëpunim të disa institucioneve. Policia e Shtetit informon se janë proceduar 35 subjekte për veprën penale të Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale, 42 subjekte, për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave si dhe 2 subjekte, për veprën penale të Riprodhimit pa të Drejtë të Veprës së Tjetrit. “U sekuestruan ne të gjithë vendin mallra të ndryshme të falsifikuara si artikuj industrialë, konfeksione, xhupa sportive, këpucë sportive, çanta shpine, parfume, unaza floriri, ora dore, detergjente, telefona celularë, pije energjike, pije alkoolike, CD, etj”, sqaron policia. Objekt kontrolli kanë qenë 247 subjekte tregtare, persona fizikë, subjekte prodhuese dhe automjete transporti.

Artikulli paraprakGRUEVSKI PER GJUHEN SHQIPE:NUK DO TA NJOHIM ASNJEHERE SI GJUHE ZYRTARE
Artikulli tjetërKULT – 11.11.2016