Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me kontrollet e zhvilluara, këtë të hënë në Fushe Kuqe të Kurbinit. Sipas bluve, mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve Ervis Martinaj Faik Martinaj dhe Rakip Martinaj. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike, për të parë nëse jane perdorur në ndonjë ngjarje kriminale” thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakMINISTRIA SERBE E MBROJTJES: DO TË RRISIM NUMRIN E FORCAVE SPECIALE TË USHTRISË
Artikulli tjetërVDEKJET E TË FAMSHMËVE NË 2022, JA CILËT JANË PERSONAZHET QË HUMBËM KËTË VIT