16 personat e arrestuar disa ditë më parë pas zbulimit të shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj pjesë e njësisë administrative Rrethina kanë dalur përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqesorë në Shkodër. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprat penale kultivimi i bimëve narkotike, prodhimi dhe shitja e narkotikëve si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Seanca për vendosjen e masës së sigurisë për 16 të dyshuarit nisi që në orët e para të kësaj të shtune ndërkohë që pritet të zgjasë edhe për disa orë. Me datën 13 tetor polica e Shkodrës ka njotuar se gjatë finalizimit të megaoperacionit qarku ka sekuestruar 100 kg lëndë kanabis sativa, ndërsa ka shoqëruar 16 persona.

Në njoftimin e saj policia shprehet se ka zbuluar një banesë në zonën e Bardhajve të Shkodrës në të cilën kultivohej lëndë narkotike nëpërmjet llampave elektrike. E gjithë lënda narkotike ishte në procesin e mbjedhjes dhe disa prej tyre ishin në tharje. Sipas informacione banesa ku kultivohej lënda narkotike u zbulua nga shpenzimi i energjise elektrike të cilët trafikantet e vidhnin.

Sipas burimeve banesa ishte përshtatur më të gjithë kushtet dhe mjetet e duhura për kultivimin e kanabisit.

 

Artikulli paraprakPROBLEMET ME MUSHKËRIT PAS COVIDIT PREZENTE EDHE SOT
Artikulli tjetërÇMIMI I NAFTËS/ RUSIA BLLOKON SËRISH FMN, MINISTRAT E FINANCAVE NUK DALIN DOT ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT