Shkodër/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rrethinat”.

Të implikuar si grup, në kultivim, prodhim dhe shitje në doza të Cannabisit, arrestohen në flagrancë 4 shtetas (mes tyre, organizatori i grupit).

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, automjeti tip “Mitsubishi” me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularët e tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Rrethinat”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me vete dhe në automjet, shtetasit N. L., 43 vjeç, P. L., 41 vjeç, B. B., 23 vjeç dhe D. K., 40 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së Cannabisit. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi N. L. pastron paratë/produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.

Artikulli paraprak“FITOJNË PËR VETE DHE VJEDHIN PENSIONISTËT“, RAMA: DUHET PATJETËR TË RRISIM KONTRIBUTET PËR ATA QË NUK PAGUAJNË SIGURIMET SHOQËRORE
Artikulli tjetërKONCERTI “TINGUJ SHKODRE”