Operacioni “Trigger II” – Interpol operacione në 23 shtete për armë, 149 arrestime

Një operacion i gjerë i organizuar nga Interpol kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit në Evropë, ka përfunduan me 149 arrestime si dhe konfiskime të shumta të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Operacioni i koduar “Trigger II”, është realizuar në 23 shtete për një periudhë prej 48 orësh (6-8 prill), ndërsa lajmi u publikua sot. Gjatë aksionit janë sekuestruar 320 armë zjarri, përfshirë edhe një raketë dhe një mitraloz si dhe gati 20,000 copë municione janë gjetur përfshirë edhe granata dhe eksplozivë. Më shumë se 10 milionë kontrolle janë realizuar në bazë të të dhënave globale të marra nga Interpol gjatë operacionit. Në mesin e 47 arrestimeve për veprat që lidhen me posedimin e armëve të zjarrit, policia kroate ka arrestuar një person, arma e të cilit është përdorur për një vrasje, ndërsa një person i dyshuar se i përket një grupi të krimit të organizuar euroaziatik është arrestuar nga policia në Ukrainë. Gjithashtu, në Shkup të Maqedonisë u arrestua një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për akuza që lidhen me drogën, ndërsa renditej tek “vija e kuqe” e më të kërkuarve. “Një mesazh i qartë u është dërguar kriminelëve se çfarë mund të arrihet kur forcat e policisë planifikojnë dhe koordinojnë përpjekjet e tyre operacionale në vende të ndryshme, duke përdorur si INTERPOL ashtu edhe mjetet kombëtare”, tha Branislav Pavloviç, Udhëheqësi i Byrosë Kombëtare të INTERPOL në Sarajevë. Më shumë se 40.200 automjete u kontrolluan gjatë operacionit në pikat e kalimit kufitar, rrugët e tranzitit dhe pikat e nxehta të njohura. Gjithashtu, u kapën edhe 350 kg farë lulëkuqe dhe 85 kg marijuanë.

Artikulli paraprakIDENTIFIKOHET AUTORI I SULMIT TERRORIST NË PARIS, KU U VRA NJË POLIC
Artikulli tjetërANIJA SHQIPTARE “ORIKU” SHPËTON GOMONEN ME 51 SIRIANË NË EGJE