Presidenca do të bëjë ditën e sotme publik qëndrimin për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Burime nga presidenca bëjnë me dije gjithashtu se po sot do të bëhen publike edhe pyetjet e presidentit Ilir Meta për Komisionin e Venecias mbi shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje.

Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias doli me një draft-opinion paraprak, ku shkruhej se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, megjithatë theksohej se vendimi për ta shkarkuar i takon Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese.

Artikulli paraprakRESHJE TË DENDURA SHIU DHE SHKARKESA ELEKTRIKE, PASDITE NDËRPRITEN VETËM NË KËTË ZONË
Artikulli tjetërSHBA, 11 TË VDEKUR NGA VIRUSI I RRALLË QË PËRHAPET NGA MUSHKONJA