NËNKRYETARI OMI: DO VERIFIKOJMË PËR INFRASTRUKTURËN DHE TOKAT. Mbledhja e këshillit të bashkisë Shkodër është shoqëruar me debate për një problem me pronësine e tokave në zonën turistike të Zogajve por edhe infrastrukturën.

Këshilltari Armando Pali i tregoi nënkryetarit të Bashkisë Ahmet Omi disa rrugë për të cila janë dhënë fondet por nuk janë rikonstruktuar. Pasqyrat financiare për ujësjellësin qytet u miratuan edhe pse më përpara është kërkuar një sqarim për vërejtjet e bëra më parë nga audituesit. Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës ku Lin Guri zëvendësoi Irma Koplikun, ndihma ekonomike dhe disa tituj nderi.

Artikulli paraprak2450 MATURANTË GATI PËR PROVIMIN E DYTË
Artikulli tjetërPROJEKTI I 3R-ve, GATI IMPLEMENTIMI NË BUSHAT