Ka nisur me përplasje tek Ministria e Brendshme, protesta e radhës e opozitës. Qytetarë dhe simpatizantë të mbledhur para ministrisë, para rrethimit me policisë të zonës së pedonales që është bllokuar për kalimin e deputetëve që shkojnë në Kuvend, kanë nisur tentativat për të çarë kordonin e sigurisë,
por janë neutralizuar menjëherë nga forcat e policisë.
Gjatë kohës kur turma po tentonte të çante kordonin e policisë, mes tyre ka nisur një konflikt. Disa protestues kanë qëlluar me grushte një qytetar. Njëri prej tyre kishte mbuluar kokën me kapuç.Sherri mes tyre është neutralizuar dhe personi i sulmuar është larguar nga zona.
Gjatë marshimit të protestuesve drejt piramidës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shqiptarët duhet të merren vetë me vendin e tyre dhe ambasadorët të ikin në shtëpitë e tyre
Të zhvendosur përpara piramidës, protestuesit e opozitës bashkë me ish-deputetë të dy partive kryesore opozitare i kanë vënë flakën një piramide prej letre e cila sipas tyre simbolizon sipas tyre korrupsionin në vend.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka,
mbylli me një fjalim në selinë e PD-së protestën e opozitës duke përcjellë edhe përshëndetjet e liderit demokrat Lulzim Basha i cili u ndodh në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së. Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndëesa në shkallët e PD-së para tij qëndronin të rinj të Forumit Rinor të PD-së.