Përpjekjet e opozitës dhe mbështësve të saj për të penguar kryeministrin Edi Rama të udhëtojë drejt bashkisë së Vaut të Dejës kanë dështuar.

Ata i zunë pritën në afërsi të Dajçit duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, por Rama devijoi rrugën duke vijuar me axhendën e tij elektorale. Pas kësaj policia dhe protestuesit u shpërndanë.

Rreth orës 17:00 Opozita nën thirrjet “Rama ik”, “Rama mafioz” ka bllokuar pak më parë superstradën Lezhë-Shkodër në pritje të kryeministrit Edi Rama, që pritet të mbajë një takim në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit.

Situata pritet të jetë e tensionuar sepse vetë përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se nuk do ta lejojnë kryeministrin të kalojë.

Ka pasur tension kur protstuesit bllokuan rrrugën, FNSH ndërhyri dhe e zhbllokoi rrugën.
Sikundër edhe ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës, përfaqësues të Partisë Demokratike të mbështetur nga simpatizantë të saj janë mbledhur në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë Dajçit për ti bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama i cili ka një tubim elektoral pasditen e sotme.

Krahas tyre edhe forca të shumta policie janë pozicionuar në rrugë.
Rama do të kërkojë mbështetjen për kandidatin e PS-së Valdrin Pjetrin për kryetar bashkie të Shkodrës.

Në qendër të qytetit të Shkodrës po vijon puna për ngritjen e podiumit, ndërsa ka prani të shtuar të policisë.

Artikulli paraprakTRAFIKU I QËNIEVE NJERËZORE, DASH: SHQIPËRIA ENDE NË NIVEL TË DYTË
Artikulli tjetërRAMA NË VAUN E DEJËN: TALEBANËT E PD-SË DUAN TË MBJELLIN FRIKË DHE TË INSTALOJNË LIGJIN E XHUNGLËS