Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohë që fjalën e ka ministrja e Financave.
Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e seancës plenare deri në mbërritjen e kryeministrit Rama, për të dhënë shpjegime për akuzat e bëra nga Zëri i Amerikës për vjedhje të votave.
Basha: Që në këtë kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit është e qartë. Ju nuk e dini pse jeni këtu. Gjysma prej jush këtu jenë për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj.
Ka 5 vjet që PD denoncon, gjithçka që ne kemi thënë është faktuar, është botuar nga mediat e vendit dhe botës.